Tartine Deli Prishtinë
Fehmi Agani 87, Prishtina 10000
www.tartinedeli.com
Fondacioni BONEVET Prishtinë
Hilë Mosi N.11, Prishtina 10000
www.bonevet.org
Soma Book Station
Fazli Grajçevci, Prishtina 10000
www.somabookstation.com
Revista “me Diell” si produkt i nji pasioni e hulumtimi të thellë e afatgjatë, nisi natyrshëm, ku idea ishte m’u kriju nji medium i ri në shqip, që ofron pikëpamje për çështje shoqërore, por fokusohet kryesisht në promovimin
e kulturës, artit dhe trashëgimisë.“me Diell” është produkt i Fondacionit tonë dhe në vitin e parë ka me dalë çdo 3 muj. Por kjo s’do me thonë që në të ardhmen nuk ka me dalë ma shpesh. Shpresoj që do të lindin edhe revista tjera nga kjo iniciativë e jona.
Tregimi për Fondacionin “Unë e Du Kosovën”, i themeluar nga Nita dhe Vllaznim Xhiha fillon në vitin 2008, kur ata ende jetonin në qytetin zviceran të Luganos. Ata vendosën me kriju nji platformë ku do të kishin mundësinë me mendu se qysh me ndihmu komunitetin, apo ma mirë qysh me shprehë mirënjohjen për vendin e tyne, që për ta atëherë po edhe tash nënkupton: me dhanë.
Por, cili është themeli thelbësor që na shtyn të japim? Si manifestohet ajo ma së miri? Sigurisht, gjithmonë përmes dashnisë.
Për këtë arsye, ata vendosën që fondacionin e tyne ta quajnë shkurt e shqip “Unë e du Kosovën”.
Abonohu për një vit të plotë për 40€, ku do të marrësh 4 tituj ekskluzivë të dorëzuar direkt në adresën tënde!